projekti i dialogjeve

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq për sa i përket zhvillimit; po rritet dhe zhvillohet me shpejtësi, por akoma disi e frenuar nga trashëgimitë politike dhe shoqërore të diktaturës 45-vjeçare Komuniste që ende vazhdojnë. Për paqen dhe qëndrueshmërinë e vendit është e rëndësishme që qytetarët të zbulojnë dhe të përballen me historinë dhe lidhjet me të kaluarën Komuniste. Si një vend i rëndësishëm për kujtesën burgu i Spaçit mund të shërbejë si një pikë kontakti jetike, nga e cila Shqiptarët mund të nisin një dialog të shëndetshëm dhe produktiv mbi të kaluarën e tyre të vështirë.

Në 2014-ën Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) nisi një projekt të quajtur « Shkëmbejmë Përvojat, Formëzojmë të Ardhmen: Dialogjet për Spaçin » i mbështetur nga Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes. Ky projekt përfshin një seri punëtorish vizionimi, të bazuara në idenë që nuk ka vetëm një mënyrë për leximin e eksperiencës së Komunizmit në Shqipëri – perspektivat janë të shumta sa edhe njerëzit që kanë vuajtur, mbijetuar dhe që jeta e tyre i çoi në po aq rrugë të ndryshme. Çelësi i interpretimit është t’ju japësh hapësirë këtyre zërave të tregojnë historinë e tyre.

Mund të lexoni postimet e mëposhtme për të mësuar më shumë në lidhje me origjinën e këtij projekti:

Për tu informuar mbi ngjarjet e fundit të këtij projekti, vizito kategorinë Projekti i Dialogjeve, në “Artikuj të Blogut” në anën e majtë të kësaj webfaqeje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s