Burgu i Spaçit në Listën e Fondit Botëror të Monumenteve

spaciiiÇdo dy vite, Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit që janë në rrezik. Këtë vit, WMF-ja ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”. Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.

Spac0Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës. Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë.

RrenimeSpacKreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic, e kënaqur nga përfshirja e Spaçit në listë u shpreh: “Ne shpresojmë që ky të jetë  një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqëndrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare. Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësine të mësojmë ç’ka ka ngjarë”.

TakimeSpacDuke përfshirë imagjinata individuale, testamente të besimit, dëshmi të tragjedive, dhe kryevepra të inxhinerisë së ndërtimit, vendet e përfshira në listën e vitit 2016 janë monumente të pazëvendësueshme të përvojës njerëzore. Të gjendura në çdo lloj mjedisi, nga mbetjet arkeologjike para-Inkase në Andahuaylillas, Peru, deri në kampin fatkeq të Spaçit në Shqipëri, lista e vitit 2016 përfshin vende nga prehistoria te bashkëkohorja, si struktura religjioze, peizazhe kulturore, mbetje arkeologjike, kampe përqëndrimi, komplekse kombetarë dhe lagje banimi të tëra.

Lista e vitit 2016 tërheq vëmendjen ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore nën kërcënim. Në disa raste ajo mbështet programe ekzistues për adresimin e sfidave, në disa të tjera ajo avokon për zhvillimin e këtyre programeve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s