Reflektimet e Ambasadorit Lu

Lu-Spaç-01

Të martën, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Z. Donald Lu vizitoi Burgun e Spaçit. Ai ishte shoqëruar nga disa anëtarë të stafit të tij,  Jonathan Eaton dhe Nedi Petri nga CHwB Shqipëri dhe Gjetë Gjoni, banor vendas dhe pjesëmarrës aktiv në projektin e Dialogjeve për Spaçin.

Vizita u pasua nga një postim reflektimesh të thella personale të Ambasadorit Lu, në faqen Facebook to Ambasadës. Me lejen e Ambasadës, ne dëshirojmë ti postojmë ato këtu. Ambasadori Lu shkruan:

Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.

Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Petri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.

Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.

Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.

Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”

Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.

Vizita e Ambasadorit Lu në Spaç është e dyta e tillë në më pak se një vit, pasi dhe ish Ambbasadori i SHBA Aleksandër Arvizu e vizitoi ato në dhjetor 2014. Për ne të CHwB Shqipëri, këto dy vizita janë një vlerësim i rëndësishëm për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së Burgut të Spaçit si një vend i kujtesës – i tillë që të përkujtojë vuajtjet dhe triumfet e atyre të burgosurve atje dhe përçon historitë e tyre në brezat e ardhshëm. Përshtypjet e tij kuptimplota gjithashtu na inkurajojnë të marrim përgjegjësi për trashëgimië e kësaj historie dhe të pranojmë çështjet themelore të të drejtave njerëzore që lidhin Spaçin me vënde të tjera përreth botës.

Foto nga vizita, me leje të Ambasadës së SHBA:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s