Jepni mendimin tuaj për ish-burgun e Spaçit!

icon-elements-image

SHËNIM: Shqyrtimi publik është i mbyllur tani. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë! Sugjerimet tuaja do të merren parasysh për hapat e rradhës për ish-burgun e Spaçit.

Jeni i interesuar të dini se ç’mund të bëhet në Spaç? Bëhuni pjesë e shqyrtimit publik të plan-veprimit.

Më datë 2 Shkurt filloi faza e shqyrtimit publik të plan-veprimit të përpiluar nga pjesëmarrësit në krye të tre punëtorive të Dialogjeve për SpaçinShqyrtimi publik, i cili do të zgjasë deri më datë 20 Shkurt 2015, është një hap i rëndësishëm i procesit. Ai synon mbledhjen e reagimeve dhe komenteve nga publiku, gjegjësisht nga ish të përndjekurit politikë, por dhe nga brezat më të rinj, duke vazhduar kështu në linjën ideore të Dialogjeve për Spaçin.

Për të lehtësuar shprehjen dhe grumbullimin e feedback-ut të publikut, shqyrtimi publik parashikon 3 modalite:

  • Plotësimi e pyetësorit tek këndi i Dialogjeve për Spaçin tek Instituti për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë, Tiranë
  • Plotësimi i pyetësorit online tek webfaqja projektit: spacdialog.org/shqyrtim-publik
  • Dërgimi i një email në adresën: kontakt@spacdialog.org

Për informacion më të detajuar rreth plan-veprimit mund të gjeni këtu raportin e plotë.

Ju falenderojmë paraprakisht për kontributin tuaj në shprehjen e mendimeve tuaja nëpërmjet një prej modaliteteve të mësipërme, si dhe mos ngurroni të shpërndani këtë informacion tek miqtë, kolegët, familjarët tuaj që mund të kenë interes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s