Punëtoria e tretë: Hartimi i një plan-veprimi për Spaçin

Moments during the drafting of the action plan. | Momente nga hartimi i plan-veprimit.

Momente nga hartimi i plan-veprimit.

Punëtoria e tretë, e mbajtur në Gjirokastër, më 18-20 dhjetor 2014, ishte kondesimi i gjithë përpjekjeve, njohurive dhe përvojave të grumbulluara nga pjesëmarrësit gjatë punëtorisë I dhe punëtorisë II.

Gjatë tre ditëve, krahas vizitave të ndryshme në vendet me interes të periudhës komuniste dhe vende të trashëgimisë botërore të Gjirokastrës dhe diskutimeve mbi çështjen e trajtimit aktual të trashëgimisë të periudhës komuniste, puna u fokusua në hartimin e një plan-veprimi të detajuar.

Plani i veprimit erdhi si rezultat i zbërthimit në aksione konkretë të tre objektivave kryesore të hartuara gjatë punëtorisë II. Pjesëmarrësit punuan në tre grupe, një për secilin objektiv, në mënyrë që ekspertiza apo njohuritë e secilit të përkonin me nevojat që kërkonte zhvillimi i secilit objektiv. Ky sesion u mbyll me prezantimin dhe diskutimin e punës të çdo grupi me të gjithë pjesëmarrësit.

Rezultatet e kësaj punëtorie të  fundit të projektit “Dialogjet për Spaçin” do të kalojnë së shpejti edhe përmes procesit të një konsultimi me publikun, prej të cilit do të pasurohet më tej përmbajtja e plan-veprimit.

Për më shumë, shkarkoni raportin e plotë të punëtorisë III duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s