Aktualiteti i trashëgimisë së periudhës komuniste në Shqipëri

Kohët e fundit aktualiteti në lidhje me trashëgiminë e periudhës së Komunizmit ka qenë goxha më i pasur. Mund të rendisim disa iniciativa të cilat rikthejnë në vëmendjen e opinionit publik çështjen e rolit të vendeve të ndërtuara gjatë komunizmit për qëllime të ndryshme.

Një nga hyrjet e Bunk'Art, një "thesar i kujtesës kolektive"? [Ornela & Matthias Bickert]

Një nga hyrjet e Bunk’Art, një “thesar i kujtesës kolektive”? [Ornela & Matthias Bickert]

Bunk’Art

Hapja e Bunk’Art përbën një risi të rëndësishme teksa ofron një shembull konkret, të prekshëm, të përjetueshëm drejtpërsëdrejti nga kushdo.

Ndaj dhe interesimi ka qenë i madh. Uebfaqja e Bunk’Art flet për një “Lum njerëzish në Bunk’Art. 30 mijë vizitorë brenda një jave” apo për “Rekord vizitorësh në Bunk’Art. 8 mijë persona radhë për të parë bunkerin”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet fjalë për një ekspozitë muzeale, të ngritur në ish-vendkomandën në kohe lufte të Shtish-Tufinës. Më saktë, një bunker i nëndheshëm antiatomik, me 5 kate, 106 dhoma dhe me një sallë gjigande për Kuvendin popullor. Ja vlen një vizitë si për qytetarin kureshtar ashtu dhe për ata që duan të thellohen në marrëdhenien e brishtë mes autenticitet që ofrojnë hapësirat intrinseke të bunkerit (muret, dhomat, korridoret, etj) dhe rikrijimit apo falsifikimit të së vërtetës historike ndër të tjera përmes rimobilimit e pajisjes së ambjenteve me sende që nuk kanë qënë kurrë aty.

Një nga fasadat e jashtme, korridoret dhe salla e Kuvendit Popullor [Ornela & Matthias Bickert]

Një nga fasadat e jashtme, korridoret dhe salla e Kuvendit Popullor [Ornela & Matthias Bickert]

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës

Shkojmë në Shkodër, ku sapo është hapur Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës. I përshkruar masivisht në media si një “muze i krimeve të Komunizmit”,  ai është i ngritur në ambjentet e dikurshme të Degës së Brëndshme. Vendi ofron një kombinim interesant situatash, duke filluar nga ato të rikrijuarat nga e para si holli i hyrjes me bibliotekën, sallën audiovizuale dhe fotografitë e atyre që kanë kaluar nga kjo degë, deri tek ambjentet e përdorura realisht gjatë periudhës në fjalë si për shembull, birucat, dhoma e torturave dhe oborrin e ajrimit.

Teksa montimi i gjithë projektit na ofron një shëmbull të mirë ndërveprimi institucional (ish MTKRS sot Ministria e Kulturës, Bashkia Shkodër dhe Provinca Françeskane), e njëjta nuk mund të thuhet për trajtimin e ambjenteve dhe dëshmive që ato mbartnin dikur. Prishja për të rikonstruktuar nga e para dhe zëvendësimi me të reja janë teknikat e përdorura pa kriter, çka ka rezultuar në humbjen e elementëve të rëndësishëm të autenticitetit të vendit. Ndër të tjera, sfidë mbetet për menaxhimin e këtij vendi përfshirja e komunitetit të ish-të burgosurve politikë në funksionimin e tij. Megjithatë, ky vend ka një rëndësi të veçantë sepse është një nga shëmbujt e parë të arritjeve por dhe gabimeve që mund të bëhen në kuadër të muzealizimit të vendeve të persekutimit komunist.

Rrugëtimi i konceptuar kalon nga hapësira të rikrijuara (galeria) dhe tek ato më autentike (qelitë, pajtosi) [Jonathan Eaton]

Rrugëtimi i konceptuar kalon nga hapësira të rikrijuara (galeria) dhe tek ato më autentike (qelitë, pajtosi) [Jonathan Eaton]

Muze virtualë

Një tjetër tipologji projektesh është ajo e muzeve virtualë, përqasja e së cilëve bazohet te parashtrimi ndaj publikut i fakteve, dëshmive dhe imazheve kryesisht të krimeve, por dhe të jetës së përditshme nën komunizëm. Muzeu i Memories i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike është një nga nismat e zbatuara, përmbajtja online e sëcilës u ekspozua dhe në një ekspozitë në qendër të Tiranës. Në të njëjtën frymë është dhe Muzeu Virtual, një instalacion në sheshin Skënderbej, që nëpërmjet ekraneve elektronikë shfaqte fotot dhe emrat e të vrarëve dhe të dënuarve nga diktatura komuniste. Edhe pse këto nisma zhvillohen ende në forma jo shumë interaktive, ato kanë meritën e përçimit në hapësirën publike të debateve dhe aspiratave që shpesh mbeteshin mes 4 mureve të institucioneve të specializuara, dhe që për këtë arsye nuk perceptoheshin si çështje të rëndësisië publike.

Instalacioni i Muzeut Virtual dhe probalematikat që paraqet për nga qasshmëria  dhe përvoja që i ofrohet vizitorëve [Mirian Bllaci]

Instalacioni i Muzeut Virtual dhe probalematikat që paraqet për nga qasshmëria
dhe përvoja që i ofrohet vizitorëve [Mirian Bllaci]

Shtëpia e Gjetheve

Një tjetër nismë për tu ndjekur me interes është dhe kalimi në pronësi të Ministrisë së Kulturës i ish-objektit sekret të Sigurimit pranë Bankës së Shqipërisë, në zemër të Tiranës. Qëllimi i afishuar nga autoritetet është kthimi i “Shtëpisë së Gjetheve” në një muze të përgjimeve sekrete. Zhvillimi i kësaj tipologjie do të mbushte një boshllëk të rëndësishëm në rrjetin ekzistues të muzeve në Shqipëri. Gjithashtu kështu do të mund të stimulohej ndërtimi i një stili më bashkohor ekspozitash, mbi të gjitha me një gjuhë më të thjeshtë për publikun dhe me ndarje tematikore e narrativa të kuruara në detaj.

“Shtëpia e Gjetheve”, aty ku Sigurimi shpallte “të luftojmë rehatinë personale” [Burimi: debat24.com]

“Shtëpia e Gjetheve”, aty ku Sigurimi shpallte “të luftojmë rehatinë personale” [Burimi: debat24.com]

Vila 31

Së fundmi, vlen për tu përmendur dhe një lloj “çshenjtërimi” i një prej vendeve më eksluzive të diktaturës komuniste. Vila 31 së fundmi është hapur për publikun kryeqytetas në një tentativë për ti rikthyer atij rezidencën e diktatorit Hoxha në ish-Bllokun e Udhëheqjes në Tiranë. Mbetet për tu parë nëse kjo do të mbetet një nisëm e izoluar, por vlen të nënvizohet se shfrytëzimi i këtyre hapësirave për kultivimin e kulturave të reja artistike hap skenare interesante për të ardhmen e trashëgimisë së periudhës së komunizmit në vend.

Përvetësimi nga publiku i hapësirave të vilës së diktatorit Hoxha [Burimi: http://www.artribune.com]

Përvetësimi nga publiku i hapësirave të vilës së diktatorit Hoxha [Burimi: artribune.com]

Po ju, a keni parë zhvillime të tjera për sa i përket vendeve të kohës së Komunizmit? Na tregoni nëpërmjet komenteve tuaja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s