Punëtoria e dytë: Vizioni për të ardhmen

Gjetë Gjoni, a resident of Kodër-Spaç, presents the vision statements formed by his group | Gjetë Gjoni, banor i fshatit Kodër-Spaç, prezanton deklaratat e vizionimit të formuluara nga grupi i tij

Shkodër | 30 Tetor – 1 Nëntor

Punëtoria I ishte e fokusuar në krijimin/forcimin e një bagazhi njohurish për Spaçin dhe njohjen me problematikat e tij kryesore.

Punëtoria II kishte për qëllim venien në lëvizje të gjithë njohurive të Punëtorisë I, informacioneve të sjella në tryezë nga palët e ndryshme, si dhe përvojat dhe pritshmëritë e pjesëmarrësve, në shërbim të:

  • Identifikimit dhe vënies në pah të vlerave të Spaçit
  • Konvergjimit drejt një vizioni të përbashkët për Spaçin në të ardhmen
  • Njohjes me kontekstin operacional të muzeve në Shqipëri dhe më gjerë
  • Përcaktimit të objektivave të qartë dhe të arritshëm në rrugën drejt muzealizimit të ish-burgut.

Metodologjia e përdorur ishte ajo e bashkëbisedimit me grupin e pjesëmarrësve të ritmuar nga prezantime të shkurtra, sesione të punës në grup, prezantime nga vetë pjesëmarrësit si dhe vizita të shëmbujve konkretë. Së fundmi, pas Mirditës u përzgjodh Shkodra si vend pritës i punëtorisë së rradhës, së pari për të pasur mundësinë e vizitës në një nga shembujt e tanishëm të muzealizimit të një vendi të vuajtjes. Së dyti, në një rrafsh më simbolik, u zgjodh Shkodra për të theksuar se Spaçi dhe më gjerë fati i vendeve të persekutimit komunist, janë një çështje me rëndësi kombëtare.

Group work to formulate future objectives for a museum in Spaç | Punë në grup për të formuluar objektivat e ardhshme për një muze në Spaç

Group work to formulate future objectives for a museum in Spaç | Punë në grup për të formuluar objektivat e ardhshme për një muze në Spaç

Për tre ditë, 15 pjesëmarrës nga institucionet qëndrore dhe vendore, organizata dhe grupe interesi (shih listën më poshtë) bënë të mundur identifikimin dhe vënien në pah të vlerave kryesore të Spaçit, hodhën bazat drejt formulimit të një deklarate vizioni të përbashkët për të ardhmen e tij si dhe shqyrtuan përqasjet e mundshme për muzealizimin etij duke u bazuar në shembuj nga vendi e më gjerë. Një nga rezultatet kryesore të Punëtorisë II ishte formulimi i objektivave të qartë dhe operacionalë mbi muzealizimin e Spaçit, të cilët do ti prijnë formulimit të plan-veprimit për jetëzimin e prioriteteve të identifikuara (Punëtoria III).

Çështjet e trajtuara gjatë aktiviteteve të kësaj punëtorie ishin:

  • Analiza e vlerave
  • Formulimi i Vizionit
  • Studimi i shembujve të ngjashëm dhe kuadri ligjor i muzeve në Shqipëri
  • Formulimi i objektivave

Për të lexuar më shumë, mund të ngarkoni raportin e plotë të punëtorisë së dytë (klikoni këtu).

Institucionet dhe grupet e përfaqësuara:

  • Ish të burgosur politikë të Spaçit
  • Komuna Orosh
  • Banorë të zonës
  • Ministria e Kulturës: Drejtoria e Trashëgimisë Materiale dhe Muzeve
  • Instituti për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë
  • Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Drejtoria e Zhvillimit të Territorit
  • Shoqata e Ish të Perndjekurve Politikë, Dega Shkodër
  • Shoqata “Muzeumi Burgu i Spaçit”
  • Studente të degës së Gazetarisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
  • Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)

One response to “Punëtoria e dytë: Vizioni për të ardhmen

  1. Pingback: Punëtoria e tretë: Hartimi i plan-veprimit | spaç·

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s