Muzetë: Ngritja e Fondeve dhe Strukturat Organizative

Ky është postimi i pestë i një serie prej pesë postimesh rreth shembujve të ndryshëm të burgjeve, kampeve të punës së detyrueshme dhe vendeve të kujtesës që sot funksionojnë si muze. Hulumtimi dhe teksti i këtyre postimeve kanë si autor Erica Mollon, studente në Masterin e Ruajtjes Historike dhe Planifikimit Urban, gjate praktikës së saj në zyrën e CHwB-së në Tiranë, Shqipëri.

Ne këtë postim të fundit, do të shohim se si disa nga këta muze që kemi parë kanë përballuar sfidat e financimit dhe organizimit.

Burgu i Istern Stejt (Eastern State Penitentiary), SHBA

Strategjia e financimit te Burgut Istern Stejt fokusohet në një projekt në vit. Foto me lejen e  easternstate.org

Strategjia e financimit te Burgut Istern Stejt fokusohet në një projekt në vit. Foto me lejen e easternstate.org

Kur muzeu i Burgut Istern Stejt u hap në vitin 1994, ndërtesa ishte në gjëndje të keqe, por përsëri njerëzit regjistroheshin për ta vizituar. Ndër vite ka pasur shumë projekte për ruajtjen e tij, pjesërisht për arsye të strategjisë së financimit. Çdo vit përcaktohet një detyrë specifike – për shembull restaurimi i mureve, rindërtim i çatisë së një pjesë të burgut, ndriçimi, dhe një projekt mbi historitë e thëna – që bën të mundur fokusimin në një nevojë specifike. Një komision me ekspertë drejton çdo projekt, duke eliminuar kështu pakësimin e vullnetarëve dhe duke ndihmuar ata, ndërkohë që rritet numri i kontakteve dhe donatorëve.

Gulag Perm-36, Rusi

Në muzeun Gulag Perm-36, çmimi i vizitës ndryshon në varësi të aktivitetit që zgjidhet nga vizitori, por “viktimat e regjimit” dhe grupe të tjera të kësaj natyre nuk kanë asnjë pagesë. Muzeu gjithashtu përfiton fonde nga organizata ndërkombëtare. Përmes identifikimit, vendosjes së përparësive dhe duke u përqëndruar kryesisht në projekte stabilizimi të strukturave, muzeu ka qenë në gjëndje të rritë të ardhurat nga financimet. Duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me vende të tjera të ngjashme dhe duke kuptuar rëndësinë e punës kërkimore si një burim, ata mund të rritin të ardhurat, si përmes vizitorëve ashtu dhe përmes financuesve.

Sighet, Rumani

I ndarë në dy organizata, Muzeu dhe Memoriali Sighet mund të mbajë të ndara dhe nevojat financiare, edhe në rastin kur mbështesin të njëjtat qëllime dhe funksione. Seksioni kërkimor i memorialit, Qëndra Ndërkombëtare për Studimet mbi Komunizimin, ndahet në departamente të ndryshme, por të gjithë mbështesin misionin për të luftuar përpjekjen e regjimit komunist për fshirjen e kujtesës. Ata filluan me kërkime dhe regjistrime të historive të thëna për dy arsye: 1) nevoja që njerëzit të tregonin historitë e tyre përpara se të ishte shumë vonë dhe 2) ishte më pak e kushtueshme se ruajtja e vendeve fizike. Historitë e thëna në anën tjetër mund të përdoren për të sjellë çështjen në vëmendjen e donatorëve të mundshëm për ruajtjen e vendodhjes.

Ishulli Ellis, SHBA

Duke marrë për të mirëqënë që çdo publicitet është publicitet i mirë, kur Ishulli Ellis u shpall një nga vendet e rrezikuaranga World Monument Fund, iu dha mundësia për ngritje fondesh. Siç dihet që vendet e braktisura fitojnë popullaritet përmes eksploratorëve urbanë, Fondacioni OJF Save Ellis Island, i përkushtuar ndaj ruajtjes së ishullit, lejoi fotografët me idenë për të tërhequr vëmendjen e donatorëve privatë që ishin në rritje. Këta donatorë kanë financuar pjesën më të madhe të punës për stabilizimin e strukturave që është bërë në ishull.

Save Ellis Island ngre fonde për ruajtjen e gjithë kompleksit të ishullit.

Save Ellis Island ngre fonde për ruajtjen e gjithë kompleksit të ishullit.

Muzeu Tenement, SHBA

Puna në Muzeun Tenement u kompletua në disa faza, sipas disponueshmërisë së fondeve. Apartamenti i parë u hap për vizita në 1992-shin dhe projekti i fundit në ndërtesë përfundoi në vitin 2013. Një lajmërim i fillimit të këtij viti foli për zgjerimin e muzeut në një nga ndërtesat fqinje. Paratë për restaurimin e ndërtesës dhe për programin e komunikimit janë të ndara, dhe programe si punëtoria e mësuesve që financohen nga dy dhurime të ndryshme.

Shtëpia e Ana Frank, Holandë

Përtej financimit, struktura organizative që janë krijuese, mund të jenë frytdhënëse për muzeun. Një grup drejtorësh, një bord mbikqyrës dhe një bord këshillues drejtojnë Shtëpinë e Ana Frank. Secili ka rol dhe përgjegjësi të përcaktuara më grupe të ndryshëm njerëzish që marrin pjesë në nivele të ndryshme.

Aushvic (Auschwitz), Poloni

Duke përfshirë ish të burgosur në planifikimin e muzeut, Aushvici u transforumua me sukses në një muze pavarësisht nga sfidat që përballet një vend kujtesash të dhimbshme dhe presionet e jashtme për shfrytëzim tjetër të vendit, që nuk është ishte i favorshëm për një muze apo memorial.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s