Edukimi dhe Komunikimi: Shpirti i një Muzeu

Ky është postimi i katërt i një serie prej pesë postimesh rreth shembujve të ndryshëm të burgjeve, kampeve të punës së detyrueshme dhe vendeve të kujtesës që sot funksionojnë si muze. Hulumtimi dhe teksti i këtyre postimeve kanë si autor Erica Mollon, studente në Masterin e Ruajtjes Historike dhe Planifikimit Urban, gjate praktikës së saj në zyrën e CHwB-së në Tiranë, Shqipëri.

Edukimi, ndoshta më i rëndësishmi nga funksionet e një muzeu, duhet të luajë një rol qëndror në të gjitha aspektet. Në këtë postim, ne do të shohim se si muze të ndryshëm kanë ngritur një program të fortë edukimi dhe komunikimi në thelbin e tyre.

Shtëpia e Ana Frank, Holandë

Studentët duke marrë pjesë në një debat edukativ. Foto me lejen e Anne Frank Stichting

Studentët duke marrë pjesë në një debat edukativ. Foto me lejen e Anne Frank Stichting

Përpara se të krijonin muzeun Shtëpia e Ana Frank, njerëzit e përfshirë kishin një ide të qartë: të angazhonin të rinjtë në një dialog mbi të drejtat e njeriut për një të nesërme më të mirë se e djeshmja duke mësuar mbi rreziqet e diskriminimit dhe rëndësinë e lirisë dhe demokracisë. Me këtë qëllim, muzeu organizon një konferencë rinore vjetore, ku njerëz nga gjithë globi takohen dhe diskutojnë mbi çështje me rëndësi. Ka edhe një konferencë ku udhëheqës fetare dhe publiku diskutojnë mbi çështje të fesë duke kuptuar kështu më shumë besimet e njëri-tjetrit. Në brendësi të eksperiencës muzeore, vizitorët zgjerojnë njohuritë e tyre mbi Holokaustin, prej të cilit vëmendja spostohet drejt çështjeve të të drejtave njerëzore në ditët e sotme. Gjithë ajo punë e bërë, që lidhet me atë qëllimin fillestar strategjik, mund të zgjerojë lehtësisht projektimin e muzeut për krijimin e programeve më të qarta të komunikimit.

Gulag Perm-36, Rusi

Shkolla e Muzeologjisë, themeluar nga Gulag Perm-36, edukon stafin e muzeve nga gjithë bota mbi çështjet e kujtesës dhe vendeve me të kaluar të dhimbshme. Krijon lidhje mes kolegësh nga rajone të ndryshme duke shtrirë këtë qasje edhe në muzetë e tjerë, duke zgjeruar eksperiencat e tyre, me shpresën për të pasuruar rolin edukativ të muzeve. Gjithashtu, organizohen seminare dhe punëtori me tema të ndyshme lidhur me totalitarizmin, shtypjen dhe kampet burgje.

Sighet, Rumani

Fondacioni që drejton Memorialin e Sighet ka si qëllim të edukojë dhe rishikojë historinë e Rumanisë. Ata mbajnë simpoziume, seminare dhe punëtori mes viktimave të komunizmit dhe historianëve të Rumanisë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Aushvic (Auschwitz), Poloni

Studentë dhe studiues duke punuar në vendin Auschwitz-Birkenau. Foto me lejen e auschwitz.org

Studentë dhe studiues duke punuar në vendin Auschwitz-Birkenau. Foto me lejen e auschwitz.org

Puna kërkimore, ndërgjegjësimi dhe edukimi janë thelbi i muzeut dhe memorialit të Aushvic-it. Punonjësit krijojnë programe të forta edukuese dhe ndërtojnë lidhje me vende të tjerë të ngjashëm. Ata janë shumë të pranishëm në web, duke përfshirë faqe të mediave sociale në Facebook, Twiter, Pinterest dhe Instagram. Faqja e tyre web ofron lidhje me faqe të tjera kampesh përqëndrimi, institucione të edukimit që kanë në fokus Holokaustin, informacione rreth viktimave të tij dhe eksperiencën e Hebrejve.

Burgu i Istern Stejt (Eastern State Penitentiary), SHBA

Faqja Facebook e Eastern State Penitentiary

Faqja Facebook e Eastern State Penitentiary

Ashtu si Aushvici, Burgu i Istern Stejt është aktiv në mediat sociale si Facebook, Twitter, Instagram, Pinterest dhe një blog që mirëmbahet prej tij. Faqja e tyre përmban materiale për të mësuar më shumë mbi krimin dhe ndëshkimin duke ofruar libra, artikuj, fotografi, histori të treguara, një bazë të dhënash dhe regjistra gjenealogjikë të të burgosurve. Gjithashtu kjo faqe përmban dhe plane mësimore për mësues.

Ishulli Ellis, SHBA

Ishullin Ellis, mësuesit luajnë një rol kyç në programin e komunikimit. Përmes materialit të bërë publik në faqen web, muzeu u ofron sugjerime mësuesve, për aktivitete në klasë. Për të pasuruar eksperiencën, ka një paketë kredie që mundëson që përvoja e muzeut të transferohet kudo jashtë tij. Për shkollat që janë pranë Nju Jorkut, rojtarët që drejtojnë veprimet e përditshme të Ishulit janë të ftuar të mbajnë leksione. Muzeu gjithashtu organizon punëtori që lidhin mësuesit me të tjerë profesionistë si historianë, punonjës të parkut, dhe trajnerë për të ndihmuar shkëmbimin e përvojave.

Rojtarët e Ishullit Elis në një klasë të katërt. Foto me lejen e National Park Service

Rojtarët e Ishullit Elis në një klasë të katërt. Foto me lejen e National Park Service

Muzeu Tenement, SHBA

Dedikimi i Muzeut Tenement, për të treguar sa më mirë eksperiencën e emigrantit, ndikon në strategjinë e tyre të komunikimit si dhe eksperiencën e vizitorit. Një seri mbrëmjesh, të titulluara “Tenement Talks”- (Bisedat Tenement) karakterizohet nga lexime, dhënie filmash apo performancash, dhe diskutime rreth emigracionit ndërsa vizitat nëpër lagje e çojnë eksperiencën përtej ndërtesës. Ashtu si Ishulli Elis, muzeu organizon punëtori, gjysëm ose një ditore, për zhvillim profesional të mësuesve. Temat trajtojnë tregëtimin, përshtatjen kulturore, diskriminimin dhe industrializimin. Gjithashtu, muzeu merr dhe rolin e mësuesit duke organizuar orë mësimi për gjuhën angleze për emigrantët e sapoardhur. Muzeu kthehet dhe në një burim informacioni për ata që duan të dinë më shumë mbi jetët e emigrantëve, banesave – tenement dhe ligjet e politikat Amerikane të strehimit. Studiuesit janë të mirëpritur të njihen me regjistrimet, arkivat dhe artefaktet. Nëse vizita në person nuk është e mundur, studimi mund të bëhet nga stafi kundrejt një pagese. Muzeu ka dhe një faqe web shumë të pasur që përfshin fotografi, histori, dhe një lojë përfshirëse që lidh, mbrapa në kohë, historinë e banesave-tenement me atë të Ishullit Ellis.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s