Eksperienca të Shkëlqyera për Vizitorët, Pikënisja për Muze të Shkëlqyer

Ky është postimi i tretë i një serie prej pesë postimesh rreth shembujve të ndryshëm të burgjeve, kampeve të punës së detyrueshme dhe vendeve të kujtesës që sot funksionojnë si muze. Hulumtimi dhe teksti i këtyre postimeve kanë si autor Erica Mollon, studente në Masterin e Ruajtjes Historike dhe Planifikimit Urban, gjate praktikës së saj në zyrën e CHwB-së në Tiranë, Shqipëri.

Përmes punës së fondacioneve, qytetarëve të angazhuar, dhe studiuesve të dedikuar, shumë vende të rëndësishme të kujtesës u kthyen në përkujtimore ose muze. Në këtë postim, do shohim shembuj ndërkombëtarë të ndryshëm, për të kuptuar se çfarë duhet për një ekperincë mbresëlënëse të vizitorëve.

Ishulli Elis | Muzeu Tenement, SHBA

Shfaqje ndërvepruese te Muzeu Tenement, foto me leje nga wNYC

Shfaqje ndërvepruese te Muzeu Tenement, foto me leje nga wNYC

Imazhe, histori, video dhe artefakte tregojnë për historitë e emigrantëve në SH.B.A në Ishullin Ellis dhe Lower East Side Tenement Museum. Vizitorët e Ishullit, inkurajohen të zbulojnë mbi të parët e tyre ose të regjistrojnë historinë e tyre në lidhje me Ishullin. Historitë dhe materiale të tjera kërkimorë janë të disponueshme në faqen e tyre web. Muzeu Tenement mund të vizitohet vetëm nën shoqërinë e një udhërrëfyesi, dhe qëllimi është të nxiten biseda përmes së cilave vizitori zbulon rolin e vet në krijimin e një Amerike më të mirë. Eksperiencat ndëraktive përfshijnë edhe grumbullimin e artifakteve dhe gjetjen e të dhënave mbi to duke përdorur kompiutera, aktivitete të thjeshta rikrijuese, dhe diskutime mbi punën kërkimore, të drejtuara nga stafi i muzeut. Për më shumë, vizitat të çojnë dhe në dy apartamente lë lëna në gjendjen “siç u gjetën”, në këtë mënyrë përfshihet vizitori në dialogun dhe llogjikën e ruajtjes. Kjo qasje e kombinuar ka rezultuar shumë popullore, me vizita që prenotohen ditë më parë.

Shtëpia e Ana Frank, Holandë | Staro Sajmište, Serbi | Sighet, Rumani

Virtual tour of the Anne Frank house on their website.  Photo courtesy of Anne Frank Stichting

Virtual tour of the Anne Frank house on their website. Photo courtesy of Anne Frank Stichting

Shtëpia e Ana Frank dhe Staro Sajmište kanë faqe web të shkëlqyera që shërbejnë si muze virtualë. Vizitorët kuptojnë hapësirën përmes modeleve, hartave dhe fotove panoramike, ndërsa narrativat e kujtimeve jepen përmes fotove, videove, intervistave dhe historive të thëna. Shtëpia e Ana Frank ka hedhur edhe një ekspozitë virtualeCultural Institute powered by Google, për të sjellë eksperiencën në platformën Google. Ju gjithashtu, mund të eksploroni virtualisht edhe Sighet në faqen e tyre web ose duke blerë një disk.

Aushvic, Poloni

Ekspozita kombëtare: Sllovaki, Bllok 16. Foto me lejen e Auschwitz-Birkenau Memorial and Museum

Ekspozita kombëtare: Sllovaki, Bllok 16. Foto me lejen e Auschwitz-Birkenau Memorial and Museum

Varieteti i eksperiencave, të siguron që të gjithë vizitorët e ndryshëm të kenë mundësi të mësojnë dhe të kenë eksperienca kuptimplota. Në Aushvic, përzierja e hapësirave të interpretuara dhe galerive të ekspozimit bën të mundur këtë varietet. Hapësirat e ekspozimit, përfshijnë vepra arti nga ish të burgosurit ose rreth Holokaustit, dhe çdo vend që pati viktima në kampin e përqëndrimit, ka një galeri. Një guide me sistem special audio, bën që muzeu të jetë në qetësi dhe të mos i ulë vlerat vizitave të tjera me udhërëfyes. Edhe në Aushvic kombinohen teknika të ndryshme të ruajtjes së ndërtesave, gjë që lejon vizitorët të shohin mënyrën sesi këto ndërtesa kanë qenë dhe të vlerësojnë ndërkohë shkatërrimin dhe rrënimin.

Burgu Istern Stejt, SHBA | Gulag Perm-36, Rusi

Në

Në “Hands on History” – “Duart në Histori” vizitorët kanë shansin të ndërveprojnë me Burgun Istern Stejt në mënyra zbavitëse, si p.sh. mësojnë të hapin portat e mëdha të hyrjes. Foto me lejen e easternstate.org

Mbase muzeu me më shumë larmi është Burgu Ister Stejt. Këtu, vizitorët mund të zgjedhin të marrin pjesë në shumë eksperienca, duke përfshirë një vizitë audio ku folësit janë ish stafi i burgut dhe ish të burgosur, dhe historia tregohet nga një aktor i famshëm. Duke përdorur këtë lloj udhërrefyesi audio, vizitorët mund të vendosin vetë pistën që do të ndjekin, duke shmangur ndalesa ose duke u thelluar më shumë në çështje të tjera. Ka gjithashtu dhe eksperienca më direkte e praktike, që zgjasin rreth 5 minuta ose më pak, ku vizitorët mësojnë duke bërë, janë të thjeshta për pjesëmarrjen e fëmijëve por zbavitëse për të rriturit. Muzeu përmban dhe ekspoztia rrotulluese temat e të cilave kërkojnë të reflektojnë mbi krimin, ndëshkimin dhe viktimën. Gjithsesi, ngjarja më speciale dhe e njohur në muze është ngjarja vjetore e Haunted House, që zhvillohet në mbrëmjet e Tetorit. Kryesisht dëfryese, kjo ngjarje hedh vështrime mbi të kaluarën e muzeut, duke e prezantuar muzeun te njerëzit (mesatarisht 1000 vet në mbrëmje) të cilët mund të mos kenë njohuri për të. Të tjerë muze, si Gulag Perm-36 përdor gjithashtu ngjarje si festivale të hapur, për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s