Konservimi i Ndërtesave: Rindërtim, Rijetëzim, apo Rrënoja?

Ky është postimi i dytë i një serie prej pesë postimesh rreth shembujve të ndryshëm të burgjeve, kampeve të punës së detyrueshme dhe vendeve të kujtesës që sot funksionojnë si muze. Hulumtimi dhe teksti i këtyre postimeve kanë si autor Erica Mollon, studente në Masterin e Ruajtjes Historike dhe Planifikimit Urban, gjate praktikës së saj në zyrën e CHwB-së në Tiranë, Shqipëri.

Siç pamë në postimin e fundit, braktisja e ish-burgjeve ndodhi në vitet 1970. Në shumë raste, ndërtesat dolën jashtë përdorimit ose u rrënuan. Ndërkohë që ka pasur qasje të ndryshme për konservimin e këtyre ndërtesave, dhe, me sa duket, trajtimi më kompleks dhe i dobishëm kërkon resturim, rindërtim, dhe stabilizim të rrënojave.

Burgu i Istern Stejt (Eastern State Penitentiary), SHBA

Vizita në rrënojat pranë rrjeshtit të vdekjes. Foto me lejen e “Materials Conservation Co., LLC”

Pasi Burgu i Istern Stejt u mbyll në vitin 1971, qyteti e përdori atë si magazine për rreth një dekadë përpara së ta braktiste komplet. Vandalët thyen shumë nga dritaret dhe vegjetacioni u rrit nëpër mure deri në mbërritjen e vullnetarëve për të shpëtuar vendin. Punëtorët zëvendësuan dritaret e thyera dhe riparuan ose zëvendësuan çatinë për të ndaluar hyrjen e ujit. Çdo punë që u bë u dokumentua më së miri gjatë gjithë procesit, dhe në disa hapësira, rrënojat u lanë si pjesë e eksperiencës së vizitorëve.

Aushvic (Auschwitz), Poloni

Rindërtimi i kazermave të drurit. Foto me lejen e  Memoriali dhe Muzeu i Auschwitz-Birkenau.

Rindërtimi i kazermave të drurit. Foto me lejen e Memoriali dhe Muzeu i Auschwitz-Birkenau.

Aushvici është i vetmi shembull në këtë seri postimesh që nuk u braktis, por që pati një përqasje për ruajtjen e tij, menjëherë pasi situata ndryshoi. Me ngritjen e muzeut u rindërtuan godinat që ishin shkatërruar më herët gjatë terheqjes së ushtrisë naziste, si një dhomë gazi dhe disa kazerma druri. Në vitet 1960, filloi puna kërkimore dhe restaurimi për pejzazhin meqënëse ky aspekt natyror përbënte një pjesë të rëndësishme për interpretimin e vendit. Sot, Aushvici përmbledh 155 rindërtime dhe struktura të stabilizuara me 300 rrënoja dhe një nga muzetë më të rëndësishëm të kujtesës në botë.

Ishulli Ellis, SHBA

Shumica e njerëzve e lidhin Ishullin Ellis me stacionin më të ngarkuar në SHBA për sa i përket kontrollit të emigrantëve në fillim të shekullit të 20. Megjithë godinën kryesore të administratës, vendi përmban 30 ndërtesa të shpërndara në ishull. Restaurimi i godinës administrative filloi në mes të viteve 1980 dhe e ktheu godinën e braktisur në një gjendje “si e re”. Gjithsesi, për 29 nga 30 godinat është bërë i mundur vetëm stabilizimi dhe është në plan interpretimi i disa prej tyre që nuk janë restauruar.

Muzeu Tenement, SHBA

Muzeu Tenement është një kombinim i apartamenteve të restauruara me ato të lëna “siç u gjetën”. Foto me lejen e  “National Geographic” dhe “Open Places”.

Muzeu Tenement është një kombinim i apartamenteve të restauruara me ato të lëna “siç u gjetën”.
Foto me lejen e “National Geographic” dhe “Open Places”.

Ndërtesa ku ndodhet Muzeu Tenement në Nju Jork qëndroi e braktisur për 50 vjet përpara se puna të fillonte në vitin 1980. Kjo periudhë braktisjeje ngriu gjendjen e apartamenteve, të cilat u kthyen kështu në kapsula kohore për familjet që jetuan atje. Gjysma e apartamenteve mbetën në gjendjen “siç u gjetën”, ndërsa të tjerat u interpretuan si hapësirat e banimit të ish-banorëve. Restaurimi i këtyre apartamenteve u bazua në informacionet e zbuluara në ndërtesë, përmes të cilave përgjegjësit e projektit kuptuan më shumë mbi pozicionin e mureve, letrat murale dhe kushtet e jetesës.

Sighet, Rumani

Pamja e jashtme e Burgut Sighet, para dhe pas punimeve restauruese. Foto me lejen e memorialsighet.ro dhe profile në Flickr i Prof. Mortel

Pamja e jashtme e Burgut Sighet, para dhe pas punimeve restauruese. Foto me lejen e memorialsighet.ro dhe profile në Flickr i Prof. Mortel

Burgu Sighet, i braktisur për rreth 10 vjet, kishte nevojë për riparime thelbësore, përmirësim të izolimit dhe një çati të te re shoqëruar me lyerje dhe suvatim të plotë, për ti dhënë një pamje të re. Për më shumë, arkitektë dhe dizajner të ndryshëm bashkëpunuan për transformimin e 56 qelive në hapësira muzeale.

Gulag Perm-36, Rusi

Pas tetë vjetësh braktisje, filloi puna për stabilizimin e kazermave të drurit në burgun-kamp Gulag Perm-36. Në katër vitet që pasuan, punë restaurimi dhe rindërtimi të kufizuar vazhduan në pikën e kontrollit, në interior, dhe oborrin e ushtrimit fizik Elementët e rindërtuar rikrijojnë pamjen e burgut në 1972-shin por pa përdorur të njëjtat materiale, në mënyrë që të kurseheshin para.

Shtëpia e Ana Frank, Holandë

E shpëtuar nga shkatërrimi, papafingoja e shtëpisë së Ana Frank ishte e boshatisur kur u hap muzeu në vitin 1960. Pas 10 vjetësh, në muze, u zëvendësua dyshemeja dhe suvaja duke bërë që hapësira të dukej “si e re”, dhe u montua një shkallë tjetër për të bërë të mundur një lëvizje më të mirë të vizitorëve. Restaurimi i fillimit të viteve 1990 e ktheu papafingon në kushtet që Ana kishte jetuar. Duke përdorur fotografi dhe histori të thëna, të kombinuara me përshkrimet e shkruara të Anës, hapësira reflekton kushtet e Luftës së dytë botërore. Gjatë këtij restaurimi, u ndërtua dhe një ndërtesë e re, bashkangjitur shtëpisë së vjetër, për ti bërë vend stafit të muzeut dhe funksioneve mbështetëse.

Staro Sajmishte (Staro Sajmište), Serbi | Goli Otok, Kroaci | Burgjet “ishuj” të Makronisos, Greqi

Lagjet e banimit, mensa dhe ndërtesat administrative në Goli Otok. Foto me lejen e goli-otok.com

Lagjet e banimit, mensa dhe ndërtesat administrative në Goli Otok. Foto me lejen e goli-otok.com

Megjithëse kampi i përqëndrimit në Staro Sajmište u mbyll, vendi nuk u braktis plotësisht në asnjë moment. Dhe pse me pak, ose aspak mirëmbajtje, vendi është bërë shtëpia e rreth 2000 banorëve të komunitetit rom dhe artistëve që i përdorin ndërtesat për studiot e tyre. Goli Otok-u i cili u mbyll në vitin 1988, dhe Makronisos në vitin 1973, janë aktualisht të braktisur. Ka plane për të resturuar Goli Otok-un në mënyrë të tillë që të reflektojë dy fazat e zhvillimit të burgut – atë nga viti 1949 dhe atë pas vitit 1956.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s