Vendet, historitë, ndjesitë – duke mësuar nga dëshmitë e ish të burgosurve politikë

Përpos dëshmive dhe prurjeve nga ish të burgosurit politikë në Spaç që ishin të pranishëm, u bë i mundur dhe vizionimi në seancë plenare dhe më pas në grupe i disa dëshmive të filmuara të ish të burgosurve politikë që kanë qënë në këtë vend. Këto dëshmi u vunë në dispozicion të ChwB-së dhe të punëtorisë I nga Albanian Human Rights Project (AHRP).

Të katër dëshmitë vijnë nga persona që kanë qenë në Spaç në periudha të ndryshme, çka u lejoi pjesëmarrësve të njiheshin me disa nga problematikat e ish burgut që nga fillesat e tij në fundin e viteve 1960 deri në fillim të viteve 1990.

Dëshmia e parë ishte ajo e Bedri Çokut, e cila shpjegoi në detaj se si u ngrit, u zhvillua dhe u shtyp revolta e famshme e Majit të vitit 1973. Ky ishte një nga momentet më të veçantë të punëtorisë për nga vetë fuqia e dëshmisë së Bedri Çokut, por dhe nga fakti që për shumë të pranishëm ishte hera e parë që ballafaqoheshin me këtë ngjarje që dëshmon rezistencën ndaj Komunizmit.

Më pas në grupe, pjesëmarrësit panë dhe analizuan dëshmitë e Tanush Kasos, Bedri Blloshmit dhe Sherif Merdanit, që të gjitha gjithashtu shumë të pasura në element informues që ndihmuan në dokumentimin e aspekteve të jetës brënda në Spaç.

Ky dokumentim u bë nga vetë pjesëmarrësit dhe u struktura rreth tre akseve kryesore:

  • Vendet/hapësirat përbërëse/situatat
  • Ngjarjet/Historitë
  • Ndjesitë, përjetimet e lidhura me mjedisin e ish burgut

Grupimet e mëposhtme të fjalëve tregojnë rezultatet e analizave të bëra në grup, të dëshmive.

VENDET / HAPËSIRAT PËRBËRËSE / SITUATAT

Re e fjalëve për vendet / hapësirat përbërëse / situatat në lidhjen me burgun e Spaçit 

NGJARJET / HISTORITË

Re e fjalëve për historitë / ngjarjet në lidhjen me burgun e Spaçit

NDJESITË, PËRJETIMET E LIDHURA ME MJEDISIN E ISH BURGUT

Re e fjalëve për ndjesitë në lidhjen me burgun e Spaçit
PËRDITËSIM: Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e plotë nga Punëtoria 1.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s