Një analizë SWOT për Spaçin

Punë në grup - analiza SWOT mbi gjëndjen në Spaç

Punë në grup – analiza SWOT mbi gjëndjen në Spaç

Gjendja e ish burgut të Spaçit është e lidhur ngushtë qoftë me kontekstin lokal, qoftë me dinamikat e një konteksti më të gjëre kombëtar. Ajo është nën ndikimin e proceseve të ndryshme ekonomike, sociale dhe politike të cilat ndodhin në shoqëri. Ndaj në përballjen me problemet që has sot çështja e Spaçit, është me rëndësi që të bëhet një pasqyrë e qarte e të gjithë zhvillimeve.

Në çfarë kushtesh duhe menduar shpëtimi nga rrënim i ish burgut të Spaçit? Cilët janë faktorët e brëndshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në arritjen e objektivit të vënies në mbrojtje dhe muzealizimit të Spaçit? Ky skanim i përgjithshëm i kontekstit rrethues mund të realizohet me anë të analizës SWOT, emri i së cilës rrjedh nga shkronjat e para të fjalëve në gjuhën angleze:

  • Strengths – Përparësitë
  • Weaknesses – Dobësitë
  • Opportunities – Mundësitë
  • Threats – Kërcënimet

Gjatë punëtorisë I, pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe prej të cilëve u përpilua në fund një SWOT i përbashkët. Gjatë përgatitjes si dhe gjatë prezantimit të SWOT-it, secili grup pati diskutime të pasionuara dhe të frytshme. Ky ushtrim bëri të mundur përpilimin e një pasqyre të qartë për gjendjen ekzistuese të vetë Spaçit dhe të kontekstit shoqëror përreth tij, ashtu siç mundësoi shkëmbimin e këndvështrimeve dhe përvojave të ndryshme mes pjesëmarrësve.

Hidhini një sy rezultatet e mëposhtme të ushtrimit, dhe lini një koment në qoftë se mendoni se një element e rëndësishme mungon:

Përparësitë – Strengths

  1. Historia e Spaçit dhe trashëgimia e krahinës ku ai shtrihet (Mirdita)
  2. Natyra ende e paprekur që rrethon Spaçin
  3. Infrastruktura ekzistuese që ende jep idenë e një vendi të persekutimit Komunist e që ngjall tek vizitori përjetime të forta (rrugëtimi për në ish burg, godinat dhe hapësirat brënda, minierat, etj)
  4. Çështja e Spaçit njihet dhe perceptohet si çështje me rëndësi kombëtare
  5. Ekzistenca e vullnetit lokal për të mbrojtur edhe rijetëzuar Spaçin si vend kujtese
  6. Ekzistenca e një kuadri ligjor për mbrojtjen e ish burgut të Spaçit
  7. Lidhja shpirtërore e fortë mes komunitetit lokal dhe Spaçit
  8. Ekzistenca e OJQ-ve përkrahëse dhe aktivisht të angazhuara për shpëtimin e ish burgut të Spaçit

Dobësitë – Weaknesses

  1. Degradimi i pandalshëm i infrastrukturës ekzistuese brenda në ish burg
  2. Infrastruktura e dobët e shërbimeve bazike (ujë, kanalizime, rrugë, etj,)
  3. Zhdukja graduale e dëshmive faktike të jetës në Spaç (degradimi i objekteve dhe largimi nga jeta i atyre që kanë qenë dikur aty)
  4. Neglizhenca nga strukturat qeverisëse, përfshirë ato që përfaqësojnë vetë ish të përndjekurit, për zbatim konkret të ideve në terren
  5. Izolimi relativ dhe largësia nga qendrat kryesore urbane
  6. Mundësitë e kufizuara ekonomike për mirëmbajtje
  7. Mundësitë e kufizuara ekonomike për investime në dhe përreth ish burgut
  8. Mungesa e informacionit dhe e ndërgjegjësimit tek të rinjtë

Mundësitë – Opportunities

  1. Muzealizimi i ish burgut të Spaçit
  2. Zhvillimi i turizmit në zonë
  3. Ekzistenca e donatorëve të interesuar
  4. Potenciali intelektual lokal, rajonal (Mirdita) dhe ish të burgosur në Spaç që sot janë dikushi
  5. Gadishmëria dhe angazhimi i disa prej ish të burgosurve për të kthyer në prioritet çështjen e Spaçit
  6. Koordinimi dhe bashkëveprimi i grupeve të interesit
  7. Promovimi, reklamimi, publiciteti i çështjes së Spaçit
  8. Përfshirja në sistemin e mirëmbajtjes dhe investimeve të aktorëve ekonomikë të interesuar në shfrytëzimin e burimeve të zonës (partneritet)

Kërcënimet – Threats

  1. Brezat e rinj janë gjithnjë e më pak të interesuar nga problemet që përfaqëson Spaçi
  2. Interesat e aktorëve ekonomikë që kërkojnë rishfrytëzimin për qëllime tregtare të minierave që kanë qenë dikur të ish burgut të Spaçit
  3. Degradimi i mëtejshëm fizik për shkak të faktorëve natyrorë
  4. Degradimi i mëtejshëm fizik për shkak të faktorëve njerëzorë
  5. Vazhdimi i politizimit të çështjes

PËRDITËSIM: Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e plotë nga Punëtoria 1.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s