Punëtoria e parë e “Dialogjeve”, Mirditë, 12 – 14 Qershor

Some impressions from the site visit to Spaç prison. "Kënaqësi" expressed by former prisoner Zenel Drangu, in that he was pleased to have young people visiting and showing interest in the site. | Disa nga mbresat nga vizita në Spac, këtu "kënaqësi" u shpreh nga ish i burgosuri politik Zenel Drangu, rreth vizitës dhe interesit të shprehur nga të rinjtë e grupit të punës.

Disa nga mbresat nga vizita në Spac, këtu “kënaqësi” u shpreh nga ish i burgosuri politik Zenel Drangu, rreth vizitës dhe interesit të shprehur nga të rinjtë e grupit të punës.

Për tre ditë, 19 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme, organizata dhe grupe interesi (shih listën më poshtë) u mblodhën në Mirditë për të mësuar, kuptuar, reflektuar dhe diskutuar të shkuarën dhe të tashmen e burgut të Spaçit. Në aktivitetet e kryera ishte një vizitë në vendndodhje të shoqëruar nga një ish i burgosur politik i Spaçit, vakte në grup dhe aktivitetet e punëtorisë në grupe të mëdha e të vogla mbi temat e mëposhtme:

Një pjesa e pjesëmarrësve e mbyllën punëtorinë e parë me një vizitë në disa vende të tjera të kujtesës në Mirditë, duke përfshirë kishën e Rubikut në pikën kulminante të kodrës pranë qytetit dhe Muzeun Historik të Mirditës në Rrëshen.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit u treguan entuziastë për proçesin dhe gatshëm për të vazhduar në hapat e mëtejshëm. Sipas një forme vlerësimi anonime që u bë në fund të punëtorisë, pjesëmarrësit vlerësuan në veçanti vizitën në burgun e Spaçit, dëshmitë nga ish të burgosurit politikë, punën në grupe dhe, veçanërisht, bashkëpunimin midis pjesëmarrësve të fushave dhe brezave të ndryshëm.

Rezultatet e aktiviteteve të ndryshme të punëtorisë, si dhe një raport i plotë i saj, do të postohet së shpejti. PËRDITËSIM: Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e plotë nga Punëtoria 1.

Institucionet dhe grupet e përfaqësuara:

  • Ish të burgosur politikë të Spaçit
  • Komuna Orosh
  • Banorë të zones
  • Ministria e Kulturës: Drejtoria e Trashëgimisë Material dhe Muzeve, dhe; Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore
  • Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: Drejtoria e Politikave për ish të Përndjekurit Politikë
  • Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Drejtoria e Zhvillimit të Territorit
  • Shoqata e Ish të Perndjekurve Politikë, Dega Shkodër
  • Shoqata “Muzeumi Burgu i Spaçit”
  • Studente të degës së Gazetarisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
  • OneProd
  • Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)

2 responses to “Punëtoria e parë e “Dialogjeve”, Mirditë, 12 – 14 Qershor

  1. Pingback: Punëtoria e dytë: Vizioni për të ardhmen | spaç·

  2. Pingback: Punëtoria e tretë: Hartimi i plan-veprimit | spaç·

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s