Përse pikërisht tani një projekt për Spaçin?

IMG_1842_spac_pan

Spaçi është sot një vend që shërben si gur themeltar në historinë e pluralizmit shqiptar. Por paradoksalisht, po ky vend, ku liria jepte dikur shkëndijat e para të një lëvizje të pashmangshme çliruese ndaj totalitarizmit, mbetet sot në «vend numro» për sa i përket të ardhmes së tij.

Teksa disa shohin tek vendet si Spaçi «hijen ende të rëndë» të diktatorit dhe lënë kohën ti shpjerë në asgjesim, të tjerë kërkojnë që ato të ruhen si një dëshmi e jetës në atë kohë dhe si përmendore të atyre që ranë viktimë e atij regjimit. Por ndërkohë që kjo garë për të monopolizuar kujtesën zhvillohet sterile, burgjet, kampet e punës së detyruar e të tjera struktura të spikatura të sistemit të përndjekjes gjatë Komunizmit, po zhduken tërësisht nga peisazhi.

Në këtë kontekst ku, bashkë me vendet e persekutimit, po vdesin dhe njerëzit që këtë persekutim e vuajtën drejtëpërsëdrejti,  një shoqëri e tërë përballet sot me rrezikun e harresës.

Projekti për Spaçin kërkon të luftojë harresën duke gjetur tek dialogu i hapur dhe konstruktiv kornizën e mendimit dhe veprimit për të dalë nga pamundësia për të formuluar një përgjigje publike për të ardhmen e këtyre monumenteve të historisë sonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s