Përse pikërisht Spaçi?

Spaçi është një nga vendet emblematike të tmerrit të persekutimit Komunist dhe ndoshta vendi që më së shumti është i pranishëm në kujtesën kolektive të Shqiptarëve. Si i tillë, vlera parësore e tij sot është identifikimi nga të gjithë si vend shumë i nevojshëm i kujtesës së krimeve të regjimit Komunist – një vend fizik, ku jo vetëm ish-të përndjekurit politikë por e tërë shoqëria, mishëron e shëron traumat e së kaluarës Komuniste. Të tillë vende të kujtesës mund të përfaqësojnë jo vetëm traumat e kësaj periudhe por gjithashtu rezistencën ndaj regjimit si dhe rënien e tij.

Spaç signsDuket të ekzistojë një lloj konsensusi i përgjithshëm mes institucioneve, qytetarëve dhe shoqërisë civile, që Spaçi mund dhe duhet të jetë vendi i dokumentimit dhe i përballjes me abuzimet makabre ndaj të drejtave themelore të njeriut të kryera gjatë regjimit komunist. Një vend i të tillë do të kishte dhe një dimension të rëndësishëm edukativ e arsimor që do të mundësonte për Shqiptarë e të huaj një përvojë të plotë dhe të prekshme për këtë periudhë të vështirë historike. Ky vizion përputhet gjithashtu me tendencat në rritje të turizmit në/për vendet e Komunizmit, çka do të gjeneronte mundësi jetike zhvillimi ekonomik për bashkësinë lokale që vuan prej kohësh nga varfëria dhe emigracioni.

Së fundmi Spaçi si model i mirë i trajtimit të kësaj trashëgimisë specifike do të formësonte një përqasjeje dhe përvoje bashkohore të revitalizimit të vendeve të persekutimit, duke shpresuar që pas Spaçit t’u vijë rradha dhe Qafë-Barit, dhe Bënçës, e shumë të vendeve të tjerë të ndërgjegjes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s