Përse dialogjet për Spaçin?

View looking out from inside

Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, mungesa e dialogut konstruktiv mbi të shkuarën e afërt të Shqipërisë ka rezultuar në pamundësinë e shprehjes së traumës sociale që ajo ka shkaktuar. Debati publik për çështjet e kujtesës së kësaj periudhe ka qënë i kufizuar në sferën politike dhe në vargun e akuzave të ndërsjellta, pa mundur kështu të gjenerojë një dialog të shëndetshëm me qëllim përballjen dhe kuptimin e së kaluarës.

Kohët e fundit, studiuesit vënë në dukje që trashëgimia që shpreh kujtesën e të shkuarës traumatike mund të jetë një ilaç i mirë për të tejkaluar traumën – pra një trashëgimi pajtimi. Duke treguar historitë personale dhe kolektive të kohës së Komunizmit nëpërmjet një vendi kujtese kaq të rëndësishëm si Spaçi, ky projekt kërkon përparimin drejt demistifikimit të së kaluarës Komuniste, të krijojë një alternativë ndaj retorikës boshe politike për këtë çështje dhe të ngrihet në një platformë njerëzore dhe të prekshme për dialog të shëndetshëm historik. Në Shqipëri ka sot shumë njerëz me ide të vlefshme, por shpesh mungojnë urat e komunikimit, ballafaqimit me njëri-tjetrin. Ky projekt do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit për këto çështje, koordinimin e aktiviteteve dhe së fundmi një plan veprimi të dakorduar.

Një nga tematikat e këtij projekti do të jetë dhe larmia e përvojave dhe leximeve të mundshme të përvojës traumatike të Komunizmit në Shqipëri – ashtu siç janë të shumëllojshme këndvështrimet e vetë njerëzve që vuajtën, por që mbijetuan dhe morën drejtime të ndryshme në jetë. Çështje interpretimi thënë ndryshe, por që kërkon krijimin e një hapësire ku dhe këto zëra të thonë të vetën e të dëgjohen. Ndaj ky projekt kërkon të përfshijë njerëz të horizonteve të ndryshme, për tu përfshirë së bashku në një frymë dialogu për të shkuarën por dhe të ardhmen e Spaçit, duke shpresuar që tematikat e tij dhe të trashëgimisë së periudhës së komunizmit në përgjithësi, të bëhen çështje të dobishme debati publik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s