Filloi projekti i dialogjeve për Spaçin

Dikush ka shtuar fjalën me origjinë arabe «Haram», pranë simbolit të Sigurimit, shërbimit policor famëkeq të diktaturës komuniste. Fotografi e bërë në Spaç më 18 Shkurt 2013.

Pas aprovimit të grantit për mbështetje të projektit nga Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes, CHwB ka filluar projektin «Shkëmbejmë përvojat, formësojmë të ardhmen: dialogjet për Spaçin». Ky projekt bën së bashku aktorë lokalë dhe kombëtarë që përfaqësojnë institucionet, OJF-të, dëshmitarët e drejtpërdrejtë të persekutimit (ish të burgosur e të tjerë të dënuar politikisht), historianë, ekspertë të tjerë si dhe të rinj, me qëllim mbajtjen e një serie punëtorish vizionimi për Spaçin. Gjatë tre punëtorive, pjesëmarrësit do të mësojnë rreth historisë dhe kontekstit të këtij vendi, do të ndajnë përvojat, këndvështrimet dhe kuptimet që ata i japin si dhe do të formojnë së bashku një vizion për të ardhmen e ish-burgut dhe minierës. Dokumenti i vizionimit që do të dalë nga ky proces do të përdoret për informim rreth angazhimeve të qeverisjes së nivelit lokal dhe kombëtar në lidhje me këtë vend, si dhe për të afruar donatorë të mundshëm për të financuar  apo mbështetur hapat konkretë të «aktivizimit», të Spaçit si një vend kujtese dhe edukimi për brezat e ardhshëm.

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me sa më shumë grupe interes, për të pasur kështu një përfaqësi sa më të gjerë këndvështrimesh për axhendën dhe përmbajtjen e punëtorive.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s